Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione antidrogë të koduara “Mjegulla” dhe “Liqeni”, një në Lezhë e një në Tepelenë, ku tre trafikantë kanë përfunduar në pranga bashkë me drogën e kapur.
Operacioni i parë i koduar “Mjegulla” është zhvilluar në Lezhë ku janë kapur 20 kg kanabis dhe janë arrestuar 2 persona nga familja Gjeta: Xhevahir Gjeta, 38 vjeç dhe Aleksandër Gjeta, 47 vjeç, banues në Mirditë.
Operacioni i dytë i koduar “Liqeni” është zhvilluar në Tepelenë, ku janë sekuestruar 34 kg kanabis dhe është arrestuar i zoti i ‘mallit’, Ervis Fejzo, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.












