Një aksion tjetër është kryer sot pasdite për kapjen e Klement Balilit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivët e Policisë së Sarandës kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm sipas burimeve në fshatin Stjar tek shtëpia e Balilit dhe vëllezërve të tij.
Po ashtu është ushtruar kontroll në banesa të tjera të fshatit.
Edhe kësaj here nuk ka pasur sukses me gjetjen e tij.












