• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sheshi “Veliera” në Durrës gllabëron 2.5 mld lekë nga fondet, Bashkia harron gjelbërimin

admin by admin
1 February, 2017
in Kronika
0
Sheshi “Veliera” në Durrës gllabëron 2.5 mld lekë nga fondet, Bashkia harron gjelbërimin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Durrësit do të investojë gjatë këtij viti një shumë prej 2.5 miliardë lekësh për sheshin Veliera të këtij qyteti, ndërsa investimet në arsim do të jenë me pikatore. Pak ditë pas miratimit të projektbuxhetit të vitit 2017, rezulton se i vetmi investim për arsimin do jenë 78 soba me dru për ngrohje, ndërsa nuk do të mbillet asnjë pemë në këtë qytet. Kjo për faktin se do u jepet përparësi projekteve për sheshin në fjalë dhe dy sheshe të tjera. Mësohet se bashkiakët kanë planifikuar një shumë prej 11.8 miliardë lekësh për infrastrukturën rrugore për vitin 2017 deri në vitin 2019.
Ndërsa, 6.4 miliardë lekë janë planifikuar për këtë vit për ndërtimin e rrugëve, shesheve e fasadave në 23 projekte të ndryshme brenda qytetit dhe në 24 projekte të tjera në zonën rurale (në 5 ish-njësitë e tjera vendore që iu bashkuan një vit më parë bashkisë bregdetare). Bashkia do të vijojë të financojë ndërtimin e sheshit Veliera këtë vit kalendarik në fazën e dytë me 1.5 miliardë lekë dhe për fazën e tretë 1 miliard lekë të tjera.
Për sheshin te Mauzoleumi janë akorduar 1 miliard lekë, ndërsa 200 milionë lekë shkojnë për asfaltimin e rrugës Pavarësia në plazhin e Durrësit. Pjesa tjetër e fondeve të 2017-ës, shkojnë për rrugët e brendshme të qytetit bregdetar. Ndër investimet e pritura janë disa rrugë shumë problematike, siç janë, ajo tek ish-Kirurgjia e vjetër, rruga në zonën e Shkozetit, rruga në lagjen nr. 18 etj.
SHESHI VELIERA
Ky shesh është gllabëruesi më i madh i fondeve publike për vitin 2017 në qytetin e Durrësit. Punimet që nisën në muajin nëntor të vitit që shkoi kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve në këtë zonë me trafik të madh qarkullimi. Por jo vetëm kaq! Pothuajse e gjithë zona për çdo ditë vuan të njëjtat probleme me lidhjen e internetit dhe të energjisë elektrike. Firma zbatuese disa herë deri tani ka këputur kabllot e furnizimit me internet, por edhe ato të energjisë e tubat e ujësjellësit thanë dje banorët e lagjes nr.1 të qytetit të Durrësit. Punimet para hyrjes 1 të Portit të Durrësit do të realizohen në disa faza, ndërsa pritet që të mbyllen deri në vitin 2019.
Sipas arkitektëve të projektit, ky investim do të identifikojë qytetin bregdetar në të ardhmen. Qeveria shqiptare ka lëvruar fondet për fazën e parë të punimeve, ndërsa faza e dytë në vitin 2017 financohet nga buxheti i Bashkisë së Durrësit me plot 2.5 miliardë lekë të ndarë në dy faza. Projekti është përgatitur nga një studio arkitekturore shqiptare në bashkëpunim me një italiane. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë, ndërsa vela prej betoni mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë.
Projekti Veliera, që do të kushtojë 6 milionë dollarë, parashikohet të tërheqë mijëra turistë. Sheshi i ri, mbi të cilin do të ngrihet Veliera, do të jetë si pikë lidhëse me qendrën dhe kalatën 1 të portit, duke e kthyer në një shëtitore gjigante të pandërprerë buzë detit. Më herët, gjatë prezantimit publik nga bashkia, disa arkitektë shqiptarë shprehën rezerva dhe thanë se projekti ka pasaktësi dhe mangësi, ndërsa kërkuan përshtatjen e tij me pjesën tjetër të qytetit.
INVESTIMET NË QYTETIN E DURRËSIT
1. Buxheti i vitit 2017 është i hartuar në 9 programe me vlerë 32 milionë euro dhe përfaqëson 300 mijë banorë e 12 mijë biznese.
2. 5.8 milionë euro ose 40% e buxhetit shkojnë për tri sheshe publike: Për sheshin Veliera, sheshin te Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe projektin 200 milionë lekë për sheshin te Shkëmbi i Kavajës.
3. Vetëm 1% e buxhetit shkon për bujqësinë ose vetëm 300 mijë euro, ndërsa bashkia ka 70% të sipërfaqes së saj tokë bujqësore.
4. Zero lekë janë përcaktuar për gjelbërimin e qytetit, pavarësisht se qytetarët paguajnë çdo muaj tarifë gjelbërimi në faturë.
5. Situata është konsideruar problematike për sektorin e arsimit. Janë 32 mijë nxënës në 123 godina të arsimit parauniversitar, ndërsa janë përcaktuar për t’u blerë vetëm 78 soba për ngrohje me dru, të cilat nuk plotësojnë as nevojat e klasave të para.
(Gazeta Shqiptare)

Previous Post

Rrëfimi i dhimbshëm i fqinjëve: Pse Xhaviti i vuri flakën vetes

Next Post

Shkatërrohet banda e 12 shqiptarëve, trafik droge drejt Italisë

admin

admin

Next Post
Shkatërrohet banda e 12 shqiptarëve, trafik droge drejt Italisë

Shkatërrohet banda e 12 shqiptarëve, trafik droge drejt Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.