Kryeministri Edi Rama është ndjerë sërish ngushtë kur Ilva Tare në emisionin e saj “Tonight” i solli disa shifra krahasuese për investimet amerikane në Serbi, që llogariten në 4 miliardë dollarë dhe në Shqipëri këto investime amerikane janë pothuajse zero.
“Kjo nuk do të thotë gjë, por ne kemi një kompani amerikane që do investojë në sektorin e naftës në rafinimin e naftës në vend”, u shpreh kryeministri Rama, por pa qenë në gjendje t’ia përmendte emrin kësaj kompanie, me gjithë kërkesën e moderatores së emisionit…











