Policia e Tiranës ka prangosur në avokat, pasi ka tentuar të korruptojë një gjykatës.
Mësohet se në prangat e bluve të Tiranës është vënë avokati Gjin Marku, 51 vjeç.
Arrestimi i Markut, banues në Fushë Mamurras, është urdhëruar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.











