Anëtari i një organizate kriminale është arrestuar paraditen e sotme. Burime nga policia thanë se në pranga është vënë 34-vjeçari Albert Stafuka, banues në Krujë.
Ky i fundit është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Shënjestra” të zhvilluar në fundin e muajit Dhjetor 2016, ku u arrestuar disa persona nga Fushë Kruja, pasi akuzohen për krime të shumta.
Njëri është tritoli i vendosur ndaj Gentian Bejtjes.











