Kryeministri Edi Rama është ndjerë në siklet sonte ndërsa Ilva Tare, në emisionin e saj “Tonight” e ka pyetur për kërkesa të mundshme nga ndërkombëtarët për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Duke kruar veshin, Rama është shprehur se nuk marr urdhra nga askush…
“Unë jam kryeministri dhe nuk marr këshilla e urdhra nga asnjë partner ndërkombëtar. Askush nuk më ka kërkuar asgjë për ministrin e Brendshëm në funksion negative”, u shpreh Rama.











