Sonte në emisionin “Stop” do të shihni me zë dhe figurë edhe një herë të vërtetën e sistemit të drejtësisë ,që nga mënyra, sesi bëhet pazari e deri tek dorëzimi i parave. Sekseri merr shumën në valutë dhe zgjidh hallin te gjykatësi. Ndërsa ky i fundit e “gjen mrekullisht gjuhën” me anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Madje çështja nuk mbyllet këtu.
Në mënyrë, që puna të quhet e kryer, gjyqtari “e rregullon” edhe me prokurorin dhe me para shtesë, organi i akuzës, bie dakord të mos bëjë rekurs në Apel.
Kush janë emrat, që i kanë shpëtuar fazës së parë të Vetting-ut, por jo kamerës së fshehtë të “Stop”. Sonte në darkë mund të zbuloni, sesi funksionojnë hallkat e drejtësisë në Shqipëri:sekser-gjyqtar-prokuror…!!!











