Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS, Edi Rama deklaroi se PS mund t’i fitojë 71 deputetë, duke i kthyer kështu përgjigje Ilir Metës që tha se LSI do dalë në opozitë kur PS të marrë një numër të tillë deputetësh.
Pas kësaj deklarate, ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili u pyet në emisionin Opinion nga gazetari Blendi Fevziu nëse pas deklaratës së Kryeministrit a është e gatshme LSI të dalë në opozitë.
Vasili u shpreh se, “kjo deklaratë e Ramës është burim mediatik dhe nuk mund ta komentojë. Por, nëse Edi Rama do ta bënte këtë deklaratë publikisht, atëherë do të kishte një përgjigje nga LSI”.












