Prej ditësh, në daljet publike të drejtuesve të LSI-së, vërehet se në sfondin e tyre nga selia e partisë, slogani “Të ecim më shpejt” ia ka lënë vendin sloganit më të ri “Një shans për të gjithë”.
Kur konflikti brenda koalicionit PS – LSI, ka shkuar në një nivel tjetër, më të lartë kur Meta dhe Rama kanë filluar të bëjnë e kërcënojnë në emër të numrit “magjik” të 71 deputetëve, pyetja që lind pas ndryshimit të sloganit, është “se kujt do t’ia japë Ilir Meta, shansin…?”. DRONI.al












