• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Drejtori i Policisë: Moskapja e Klement Balilit dyshime për dekonspirim, pajisja e përgjimit nga hoteli është zhdukur

admin by admin
31 January, 2017
in Kronika
0
Drejtori i Policisë: Moskapja e Klement Balilit dyshime për dekonspirim, pajisja e përgjimit nga hoteli është zhdukur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Klement Balili është sot në fokus të emisionit “Studio e Hapur” në “Neës24”. Përballë gazetares Eni Vasili, pjesë e emisionit është bërë Idajet Faskaj, drejtori për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit, i cili ka rrëfyer disa të pathëna rreth operacionit për kërkimin e të shumëkërkuarit Klemend Balili, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.
Nga një studio paralele, Faskaj pohoi se kur Policia e Shtetit ‘zbarkoi’ në hotelin e shumëpërfolur të Balilit në Sarandë, pajisjet ishin zhdukur para se të bënin kontrolle.
Në studion e emisionit gazetarët e analistët Ilir Kulla, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli dhe Arjan Çani do përpiqen t’i japin përgjigje pyetjeve për Balilin dhe akuzave për lidhjet e tij me politikën.

Intervista


eni vasili - idajet fasakjEni Vasili: Zoti Faskaj, pse nuk është arrestuar deri më tani Klement Balili?
Idajet Faskaj:
Para se të bëhej kjo pyetje, se pse nuk është arrestuar, doja të thoja disa gjëra më parë.

Vasili: Pse nuk u ekzekutua urdhri?
Faskaj:
Në 17 maj ka mbërritur në Interpol Tirana kërkesa për kërkim ndërkombëtar të shtetasit Klement Balilit, për implikimin në trafik droge në shtetin greke. Në mbërritje të kërkesës iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë. Siç e përcakton dhe procedura dhe ekstradimi, ka një përjashtim kur bëhet fjalë për një shtetas shqiptar.

Vasili: Pse nuk u arrestua në momentin kur morët këtë urdhër?
Faskaj:
Nuk mund të sqaroj pyetjen se pse nuk u arrestua, pasi duhet të flas për ekstradimin. Çështja penale ka nisur nga shteti grek. E kemi çuar materialin në Krimet e Rënda dhe pas ndërhyrjes së policisë greke, që ka arrestuar 15 persona, ka nisur dhe hetimi për Balilin. Balili ka qenë i implikuar në këtë çështje. Në momentin që kishim procedimin, nuk kishim materiale për këtë person. I kërkuam autoriteteve greke se çfarë materialesh kanë pasur për të.

Vasili: Balili ndodhet në Shqipëri apo jashtë saj?
Faskaj:
Nuk e kemi informacionin se ku ndodhet shtetasi Klement Balili. Kemi bërë kërkime dhe kemi informacionet tona, po i përpunojmë.

Vasili: Ju nuk kemi asnjë informacion ku ndodhet?
Faskaj:
Nuk e dimë se ku ndodhet, nëse do e dinim do e arrestonim.

Vasili: Pse nuk ka shpërblim për çështjen Balili?
Faskaj:
Nuk ka të bëjë fare ky fakt, nëse të ofrohet shpërblim apo jo. Janë shumë persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Vasili: Për Balilin po mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë….
Faskaj:
Ka pasur dhe kërkesa të tjera ndërkombëtare, ku është kërkuar që të arrestohen shtetas shqiptarë. Janë ekstraduar apo janë gjykuar këtu.

Vasili: Ju po thoni se nuk ka nevojë për shpërblim, pasi po punoni ju?
Faskaj:
Nuk ka lidhje fare kjo.

Vasili: A ka pasur dekonspirim?
Faskaj:
Janë kryer disa operacione. Ka pasur momente ku kemi dyshimet tona se ka pasur rrjedhje informacioni. I janë çuar prokurorisë për t’u hetuar.

Vasili: A ka punonjës policie të dyshuar për këtë çështje?
Faskaj:
Thashë edhe njëherë, se kemi dyshimet tona dhe po hetojmë.

Vasili: Fakti se Balili nuk është arrestuar, a është notë jo kaluese për Policinë e Shtetit?
Faskaj:
Nuk do e konsideroja të tillë, pasi Policia e Shtetit ka kapur 111 persona të shpallur në kërkim për trafik droge. Klement Balili i është shmangur policisë. Ka dhe shumë persona të tjerë që janë në kërkim, që janë quajtur ‘baronë të drogës’. Por kjo nuk do të thotë se policia ka notë ngelëse.

Vasili: Ju po i vlerësoni akuzat e bëra nga ish-ministri Manjani?
Faskaj:
Unë nuk e di se çfarë akuzash bëjnë qarqet politike. Politikanët mund t’i shikojnë me ngjyra, kurse policia nëse janë shkelës të ligjit apo jo.

Vasili: A keni dijeni për përgjime në hotelin e Balilit?
Faskaj:
Ne nuk administrojmë hotelet e Balilit e se dimë çfarë kanë kamerat. Është bërë kontroll por nuk ka pasur pajisje të kamerave filmike.

Vasili: Pra ju nuk keni gjetur kamera, nuk kishte sistem sigurie?
Faskaj:
Kamerat ishin por pajisja është hequr më para se të bënim kontrolle. Me sa duket i kanë marrë masat para se të shkonim ne.

klement balili 22

Previous Post

FOTO LAJM/ LSI ndryshon slogan, kujt do t’ia japë shansin Ilir Meta?!

Next Post

Kokëdhima: PS humbet në 18 qershor, nuk merr as 60 mandate

admin

admin

Next Post
Kokëdhima: PS humbet në 18 qershor, nuk merr as 60 mandate

Kokëdhima: PS humbet në 18 qershor, nuk merr as 60 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.