Shkarkimi i Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe deklaratat e tij të forta më pas në drejtim të qeverisë kanë qenë temë debati në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputeti i PD, Halimi ka deklaruar se akuzat e Manjanit janë të vërteta, pasi askush nga qeveria nuk i përgënjeshtroi.
“Akuzat për drogën, Balilin dhe koncesionet asnjë nga ministrat nuk i përgënjeshtroi.
Kjo tregon se të gjitha cfare tha Manjani janë të vërteta” tha ai.
Nuk ka munguar përgjigja e deputetit të PS, Piro Lutaj që u shpreh se do të presim vizitën mjekësore të Manjanit para reagimit pas akuzave të tij.











