Mësohet motivacioni zyrtar i shkarkimit të Ylli Manjanit dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin. Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet se,
“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.
Ylli Manjani, u emërua në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.











