Tre persona të maskuar dhe të armatosur lidhin rojen e një fabrike në Vorë dhe grabisin një shumë të konsiderueshme parash.
Ende pa zbardhur dita e sotme, rreth orës 04:20, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, tek fabrika e sheqerit “Kraco”, tre persona të paidentifikuar, me maska dhe të dyshuar të armatosur, kanë hyrë nga muri i pasëm i godinës.
Pasi janë futur në ambientet e brendshme të fabirkës, kanë lidhur rojen dhe i kanë marrë celularët, ndërsa më pas kanë hapur me forcë kasafortën ku kanë marrë 140 mijë lekë të reja.
Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.











