Ben Blushi tani kreu i LIBRA ka komentuar në Facebook shkarkimin e Ylli Manjanit dhe më pas edhe deklaratat e tij mjaft të forta për Ramën. Ai ka thënë se Ylli Manjani tha të vërtetën dhe ndaj u shkarkua.
YLLI MANJANI THA TË VËRTETËN
Ylli Manjani tha të vertetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë.Edi Rama është më i frikësuar.Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!











