foto ilustruese
Goditet një tjetër tentative e trafikut ndërkombetar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Policia Kufitare ne bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë, njofton policia e Durrësit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas dyshimeve se në mjetin tip kamion kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm e kontrollojnë në Skaner.
Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, raporton droni.al
Lënda ishte e ngarkuar në një kamion, e ambalazhuar në arka.
Specialistët po punojnë për peshimin e lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë rrjet kriminal./Droni.al












