Zv/kryeministri Peleshi ka folur nga qyteti i Korçës për krisjen e marrëdhënieve me LSI-në. Kjo e fundit, përmes disa figurave të asaj ka akuzuar Policinë e Shtetit dhe PS e Durrësit se është kthyer kundër LSI.
Mirëpo, Peleshi ka thënë sot në Korçë se është i habitur me disa prej këtyre deklaratave. Ai thotë se pret nga LSI-ja që t’i japë impulse qeverisë.
Gjithashtu, Peleshi thotë se ka ende reforma për të përfunduar dhe se nuk ka kohë për lojëra politike.











