Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka folur sot për herë të parë për përplasjet PS-LSI. Gjatë mbledhjes së strukturave të Njësisë 5 të Tiranës, Meta theksoi se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat klonfliktuale politike, teksa premtoi angazhimin e kësaj force politike për forcimin e shtetit ligjor.
“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, deklaroi Kryetari i LSI-së. DRONI.al











