Ali Ahmeti është cituar sot nga televizioni kombëtar maqedonas në gjuhën shqipe Alsat se ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare me Gruevskin.
Gazetarët para pak minutash kishin mundësi të kapnin momente nga takimi i kryesisë qendrore të BDI në Reçicë ku kreu i BDI-së Ali Ahmeti hodhi poshtë pretendimet se është arritur marrëveshje.
“Jemi ende duke i analizuar pikat për të cilat debatojmë që dje. Do t’i analizojmë të gjitha me qëllim që të sjellim një vendim konstruktiv”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, cituar nga Alsat.
Nikolla Gruevski ka edhe 6 orë afat që të paraqesë qeverinë e tij tek Presidenti i vendit.
Një natë më parë tre nënkryetarët e BDI kanë mbajtur një takim me kreun e opozitës maqedonase Zaev.











