Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar paraditen e sotme ndaj akuzave të LSI për Policinë e Shtetit.
ditë më parë deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, shenjestronte Policinë e Shtetit, duke i cilësuar drejtuesit e saj në bazë si të pozicionuar politikisht.
Pas këtyre deklaratave, ministri Tahiri ka reaguar në rrjetin social Facebook duke i dhënë kështu përgjigje akuzave të LSI.
Për të tretin vit radhazi, Policia e Shtetit institucioni më i besuar në vend, sipas studimit të organizuar nga BE.
E megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë, bashkë me qytetarët. #policiaqëduam
#frontiisëkeqesnuknandaldot, shkruan ministri Tahiri, teksa bashkëngjitur publikon grafikët për indeksin e besimit.
Më herët ka patur reagime edhe nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili hodhi akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit. Koka tha se Policia është e lidhur me krimin, ndërsa sipas tij, kanabisi është fenomen kombëtar.











