Presidenti Francez, Francois Hollande, nuk do të vijë në Shqipëri.
Mësohet se presidenti francez ka anuluar turin e tij të vizitave, ku mes tyre ishte parashikuar një vizitë në Tiranë dhe një tjetër në Beograd.
Paraprakisht dyshohet se shkak i anulimit të vizitave është situata politike, ku kriza ka përfshirë klasën politike në këtë vend, ndërsa presidentit Hollande i kanë mbetur vetëm pak muaj nga mbyllja e mandatit.
Mësohet se ai në Shqipëri do zhvillonte një takim më Presidentin Shqiptar, Bujar Nishani, dhe kryeministrin Edi Rama
Franca po përgatitet për zgjedhjet e presidenciale dhe Partia Socialiste e Hollande sipas sondazheve nuk është favorite për të fituar zgjedhjet.
Deri tani Marine Le Pen, e Frontit Nacional ishte në avantazh sipas sondazheve te organizuara.
Ndërkohë socialistët francezë ende nuk e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 23 prill.












