• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Parashikimi “bombë” për Europën: Nuk ka më shumë se 3 vjet jetë!

admin by admin
28 January, 2017
in Rajoni
0
Parashikimi “bombë” për Europën: Nuk ka më shumë se 3 vjet jetë!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti europian do të vritet nga kombinimi i dy forcave më të fuqishme në botë: rebelimi popullor dhe demokratik, dhe tregjet financiare. Euro dhe projekti europian po ecin kundër kësaj rryme. Liberalët paranojakë thonë që është i rrezikshëm. Po, por për shkak se është shumë inteligjent.
Filozofi anglez John Gray, kundër ideologjisë ultraliberale: Brexit ishte hapi i parë i një seri tronditjesh, që do ta hedhin në erë integrimin.

Mbi të ardhmen e Europës, filozofi britanik i politikës John Gray, autor i traktateve të suksesit mbi arbitrin e lirë dhe iluzionin e antropocentrizmit, ushqen shumë pak shpresa. Një dishepull i Isaiah Berlinit, i njohur për kritikat e tij ndaj neoliberizmit dhe humanizmit, ai flet pa dorashka: një mendje e pandalshme në mbledhjen e të dhënave historike, aktualitetit dhe dobësive njerëzore.
E kishte parashikuar krizën e kapitalizmit global 20 vite para se të ndodhte, fitoren e Trumpit dy muaj para votimit, dhe ka një vizion kundër rrymës që ka rezultuar profetik. Në Europë, thotë, partitë e qendrës, duke injoruar dëshirat e elektoratit dhe të ngulitura pas europeizmit të integrimit me çdo kusht, u kanë dhuruar vota ekstremistëve. Duke mos kuptuar limitet e tyre, këto elita janë të dënuara të shuhen, duke vënë në rrezik vlerat e lirisë dhe tolerancës. Kush përfiton? Rusia e Putinit, i cili që tani është më popullor se cilido udhëheqës tjetër perëndimor.

Sa e ardhme e zymtë për Europën, profesor…

Po kështu është. Brexit nuk ishte një ngjarje vetëm britanike, por e para e një serie tronditjesh që do të thyejnë strukturën e integrimit në demokracitë perëndimore. Ideja që mes të rinjve ka një përkushtim shumë të madh për Bashkimin Europian është një marrëzi e vërtetë. Janë të moshuarit, pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë vjeçarët, që janë të afeksionuar pas BE-së. Prej dy vitesh them që antieuropeizmi do të rritet në të gjithë kontinentin.

Cili ka qenë gabimi i Europës, që shkakton shkatërrimin e saj?

Fakti që nuk ndërtoi institucione të forta. Amerika i ka që nga Lufta Civile. Europa prej shumë më pak kohësh. Europa Lindore, që nga vitet ’90. Dhe sheshet e bukura të demokracisë skandinave janë iluzion: e djathta ekstreme ka qenë gjithmonë. Ashtu sikurse në Belgjikë. Në mars do të votohet në Holandë, më pas në Francë, ku është më e fortë e djathta ekstreme, dhe në Gjermani, ku po rriten euroskeptikët.

Çfarë mund të ndodhë?

Mjafton një rezultat i papritur dhe tregjet do të nxehen. Projekti europian do të vritet nga kombinimi i dy forcave më të fuqishme në botë: rebelimi popullor dhe demokratik, dhe tregjet financiare. Euro dhe projekti europian po ecin kundër kësaj rryme.

Si kemi mbërritur?

Për shkak të miopisë së elitave. Njoh një pjesë të mirë të atyre britanike: nuk janë një kategori personash tejet inteligjentë. Jetojnë në të kaluarën. Vizioni i tyre për botën u formua në një epokë krejt të ndryshme nga koha jonë. Kishte të drejtë teoricieni italian, Vilfredo Pareto, i cili në lidhje me qarkullimin e elitave shkruante se do të lodhen, do të bëhen budallaqe dhe plot iluzione, dhe kështu do të bëjnë gabime me të cilët do të dashurohen, duke u margjinalizuar, pasi do të kenë humbur aftësinë e përshtatjes. Kjo po ndodh në gjithë Europën.

Kush i krijoi këto kushte?

Ngurtësia dhe palëvizshmëria e partive të qendrës. Nëse një prej këtyre partive do të kishte pranuar se konstruksioni europian ka dështuar, ashtu sikurse dhe përpjekjet për reformë, dhe do të kishte nisur një politikë të stilit Brexit, situata do të ishte shumë ndryshe. Zgjedhësit do të zgjidhnin parti të qendrës, jo të së djathtës ekstreme. Tani është vonë. Europa do të shpërbëhet në tre vitet e ardhshme, por elitat liberale vazhdojnë të kenë iluzione. Mendojnë se do ia hedhin. Por, janë të gjitha në rrezik zhdukjeje, përfshirë edhe Merkelin.

A do i lejojë kjo Putinit që të jetë më agresiv në Europë?

Putini është pjesërisht një gabim i Perëndimit, ashtu si ishte imponimi i një reforme ekonomike në Rusi, ku një pjesë e madhe e popullsisë ishte varfëruar. Pavarësisht kësaj, nuk u mbërrit në fashizëm. Sepse ka një dallim mes totalitarizmit dhe autoritarizmit. Sigurisht, Putini udhëheq një kapitalizëm klientelist më të përqendruar dhe të jashtëligjshëm, se sa cilido vend perëndimor. E megjithatë, sot është më popullor se cilido udhëheqës perëndimor. Liberalët paranojakë thonë që është i rrezikshëm. Po, por për shkak se është shumë inteligjent. Ai e di që vendi i tij varet shumë nga nafta, kështu që përpiqet të krijojë baza të ndryshme për ekonominë e tij, duke e ditur që ka maksimumi dhjetë vite për të bërë diçka. Ka modernizuar ushtrinë, është specializuar në luftën kibernetike dhe atë konvencionale, dhe është padyshim një kërcënim për Europën, për një lloj “Orbanizimi” të Europës, në kuptimin e hungarezit Orban. Europa shkon drejt një demokracie jo liberale që shtyp disidencën në forma të ndryshme, përmes ndjenjave të vjetra kundër romëve, hebrenjve, të huajve etj.

Ju e keni quajtur këtë barbarizëm, si “një sëmundje të qytetërimit”…

Qytetërimi është natyral për qeniet njerëzore, por është edhe barbarizmi. Njerëzit kanë jetuar gjithmonë në të dy gjendjet, që alternohen mes tyre. Rreziku tani është që qytetërimi liberal është i dënuar prej krenarisë së tepruar të ideologjisë ultraliberale.

Pra një armik i brendshëm më i fortë se sa ai i jashtëm?

Tani më shumë se kurrë armiqtë e jashtëm të qytetërimit liberal janë të fortë, dhe të shumtë. Mendojmë për ISIS: barbarizëm i pastër. Por më keq se armiqtë eksplicitë të qytetërimit tonë, është një ideologji ultraliberale që nuk e kupton brishtësinë e praktikave të lirisë dhe tolerancës. Dhe që identifikohet me të shtypurit në mënyrë selektive, duke harruar për shembull, identitetin e grave të bardha të klasës punëtore amerikane, shumë prej të cilave kanë votuar gjithsesi Trumpin. Qeniet njerëzore normale, duke përjashtuar të privilegjuarit, kanë nevojë për siguri ekonomike dhe një të ardhme të qëndrueshme të bazuar në vlerat e lirisë dhe tolerancës, që u ndërtuan në Europë gjatë qindra viteve të një lufte shumë të madhe dhe pas dy luftërave botërore, pas fashizmit, dhe para tij, luftërace fetare. Eshtë dashur kohë që të ndërtohen dhe janë të çmuara. Nëse injorojmë historinë dhe themi… po, por këto vlera janë universale dhe kapërcejnë kufijtë, nuk jemi në rregull. Kështu u shtyjmë njerëzit drejt ekstremistëve. E ardhmja jonë është ajo që ndodh tashmë në Poloni, me një të djathtë ekstreme katolike anti-gay, anti-abort, me antisemitizëm të fortë dhe komplotizëm. Ja, këtë duhet të presim. La Repubblica – Në shqip nga www.bota.al

Previous Post

Shkatërrimi i Vjosës, të hënë seanca e parë gjyqësore kundër HEC-it të Poçemit

Next Post

Itali, shqiptari manjak, përndiqte shitëset e dyqane

admin

admin

Next Post
Itali, shqiptari manjak, përndiqte shitëset e dyqane

Itali, shqiptari manjak, përndiqte shitëset e dyqane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.