Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë kontrolleve të ushtruar personave dhe mjeteve që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë të
Isabedin Ibraimi 30 vjeç, banues në Maqedoni.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë verifikimeve të kryera në vijon e dytë, në Sistemin Interpol ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Maqedonase me Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.












