• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Kërkesa e Emiljano Shullazit dhe pse dështoi ballafaqimi me Yli Beqajn

admin by admin
28 January, 2017
in Kronika
0
DETAJE/ Kërkesa e Emiljano Shullazit dhe pse dështoi ballafaqimi me Yli Beqajn
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Ylvi Beqja, nuk u ballafaqua dje në sallën e gjyqit me Emiliano Shullazin dhe katër të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij.
Seanca gjyqësore, ku biznesmeni Beqja pritej të përballej me personin që e ka akuzuar për “gjobëvënie”, rezultoi e dështuar, raporton “Panorama”.
Pas gati tri orë orvatjesh, Krimet e Rënda nuk mundën të siguronin një sallë të përshtatshme për marrjen e dëshmisë së biznesmenit dhe as ballafaqimin e tij me të arrestuarit.
Seanca do të zhvillohej në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Krimeve të Rënda, për pranimin e kërkesës së Prokurorisë për “sigurim prove”, pyetjen e dëshmitarit Beqja.
Biznesmeni, që pretendon t’i ketë dhënë nën kërcënimin e armëve një pjesë të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” dhe 541 mijë euro Emiliano Shullazit, mbërriti në gjykatë me një makinë civile nën shoqërinë e agjentëve të Zyrës së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

“Pingpong” sallash
Për shkak të fazës në të cilën ndodhet procedimi penal ndaj Shullazit dhe të dyshuarve të tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja, seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Burime brenda sallës pohuan se e gjithë seanca u përcoll me debate të tensionuara mes palëve, ku në thelb ishte lloji i sallës së gjyqit dhe mënyra si do merrej dëshmia e Beqjes.
Që në nisje, avokatët Alban Qafa dhe Vladimir Meçi kanë kërkuar zhvillimin e seancës në një sallë ku kafazi të ishte me hekura, për t’u dhënë mundësi atyre të komunikonin lirisht dhe në mënyrë konfidenciale me klientët e arrestuar.
Kafazi i sallës ku u artikulua kjo kërkesë është me xham dhe nuk lejon komunikim konfidencial mbrojtës-të pandehur. Nga ana tjetër, Emiliano Shullazi dhe të arrestuarit e tjerë i kanë kërkuar Gjykatës të kishin në sallë dëshmitarin e mbrojtur.
“Duam ta shohim, të ballafaqohemi me të”, mësohet të jetë kërkuar prej tyre.
Pas gati një ore në dhomën e këshillimit, trupi gjykues u shpreh me vendim për ndërrimin e sallës, si dhe pyetjen e dëshmitarit në kushte normale.
Pas zhvendosjes së palëve dhe të pandehurve në sallën numër 3 të gjykatës, pasi në një tjetër sallë kishte probleme sistemi i regjistrimit audio, trupi gjykues ka dalë me një qëndrim “surprizë”.
Sipas burimeve, duke cituar pretendimin e Policisë se në atë sallë nuk mund të garantohej siguria e dëshmitarit, Gjykata ka urdhëruar palët të rikthehen në sallën numër 1. Përveç kësaj, marrja e dëshmisë do të realizohej në një formë të tillë që Beqja të mos kishte kontakt pamor me të arrestuarit.

Braktisja
Seanca ka vijuar me një kërkesë të mbrojtësve për përjashtim të trupit gjykues. Kjo kërkesë është pasuar nga një tjetër, përmes së cilës mbrojtësit kanë pretenduar se sigurimi i provës është bërë përtej afateve të parashikuara në ligj.
Po ashtu, avokatët i kanë bërë me dije trupit gjykues se vendimi i ndërmjetëm për “sigurim prove” ishte ankimuar prej avokatëve në Apelin e Krimeve të Rënda. Sipas tyre, Gjykata nuk mund të procedonte në një kohë që Apeli nuk ishte shprehur për këtë kërkesë.
Pas vendimit të Gjykatës për të vijuar seancën, duke e konsideruar procesin si të paragjykuar, të arrestuarit dhe mbrojtësit e tyre janë larguar nga salla e gjyqit, duke e bërë të pamundur vijimin e seancës.

Previous Post

Flet gruaja e Klemend Balilit: Shteti të më gjejë burrin, nuk e di ku e kam

Next Post

Shkatërrimi i Vjosës, të hënë seanca e parë gjyqësore kundër HEC-it të Poçemit

admin

admin

Next Post
Shkatërrimi i Vjosës, të hënë seanca e parë gjyqësore kundër HEC-it të Poçemit

Shkatërrimi i Vjosës, të hënë seanca e parë gjyqësore kundër HEC-it të Poçemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.