Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një nga minierat e kromit është shembur duke i marrë jetën një punonjësi, ndërsa dyshohet se një tjetër është plagosur rëndë.
Miniera e shembur ndodhet në Lajthizë, pranë fshatit Kepenek.
Ndihma e parë është dhënë nga minatorët aty, ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur ambulanca dhe policia.












