Një grua i mori me mashtrim 38 400 € vite më parë, por nuk ia ktheu më, as paratë e as shtëpinë që i premtoi.
Denoncimi u bë në policinë e Durrësit nga i mashtruari, I. S., 49 vjeç, banues në këtë qytet.
Burime zyrtare të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të V. H., 55 vjeçe, banuese në Tiranë.
Sipas Policisë, kjo grua që në vitin 2007, ia ka marrë me mirëbesim 38 400 €, I. S., 49 vjeç, banues në Durrës, me qëllim për të blerë një shtëpi.
“I. S., ka bërë kallëzim më datë 26. 01. 2017, pasi nuk ka marrë as banesën dhe as paratë që i ka dhënë V. H.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar në nenin 143 të Kodit Penal.











