Policia ka nisur mbledhjen e qindra kg drogë të paketuar që u hodh në ujërat e detit vetëm 23 milje larg Karaburunit.

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare arritën të ndalonin një motoskaf që po transportonte drogë drejt Italisë pasi e ndoqën atë për disa milje.
Në skaf ndodheshin tre persona, 1 shqiptar dhe 2 italianë. Pak para kapjes nga policia ata e hidhen ngarkesën me narkotikë në det.

Policia ndërkaq ka nisur aksionin për të kapur bashkëpunëtorët e tjerë. Mendohet se mijëra kilogram hashash është zhvendosur në baza bregut të detit për tu nisur drejt Italisë.












