Kallëzimi i një 18-vjeçari me iniciale A. K., ka bërë që hetuesit e policisë së Tiranës të vihen përballë një situate të vështirë.
I riu është paraqitur në polici ku ka deklaruar se dikush i ka vjedhur atij të dhënat përfshi gjeneralitetet dhe foto e ka mundur të pajiset me një pasaportë biometrike e cila është përdorur dhe për të kaluar kufirin.
Aktualisht kanë nisur hetimet, ndërsa është sekuestruar pranë kompanisë së prodhimit të pasaportave edhe dosja e aplikimit nga personi që tashmë është shpallur në kërkim.











