Policia e Sllovakisë nuk mund t’i besonte syve kur panë një tufë me qengja të ngjeshur në bagazhin e një mini-furgoni që kishin ndaluar.
Mini-furgoni i kuq i tipit Seat Inca u ndalua sepse shoferi po e ngiste automjetin me shpejtësinë 245 km/h nga një fermë e Liptovskyt për në qytetin e Kormarnos në Sllovakinë jugore.

Oficerët e policisë numëruan 72 qengja në atë hapësirë aq të ngushtë.
Shumë prej tyre ishin ngjeshur te dritaret dhe mrekullisht ishin gjallë megjithëse brenda nuk kishte shumë oksigjen.
Automjeti fatmirësisht u ndalua në gjysmë të rrugës, duke menduar se qengjat do kishin ngordhur para se të arrinin në destinacionin e tyre afër me kufirin hungarez.

Kjo është diçka e paligjshme dhe konsiderohet si torturë ndaj kafshëve.












