Policia e Lezhës arreston një punonjës policie dhe një shtetas, kapen me armë pa leje në makinë.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Lezhë, bëjnë të ditur se ka arrestuar punonjësin e Policisë, Nënkomisar Armand Myrta, 41 vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës si dhe shtetasin Petrit Dema, 33 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi akuzohen për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Milotit”, gjatë kontrollit të automjetit tip “Mercedes Benz”, me targa AA 350 MB, me drejtues Nënkomisar Armand Myrta, ku udhëtonte dhe shtetasi Petrit Dema, në sediljen e pasagjerit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.











