Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, është ndalur dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Sipas Berishës, Kosova dhe çështja e saj janë tradhtuar nga qëndrimet e Edi Ramës.
Duke hedhur akuza ndaj qëndrimeve të Tiranës zyrtare dhe kryeministrit Rama, Berisha i bëri thirrje autoriteteve në Kosovë ta prishin murin që ka nisur të ndërtohet në urën e lumit Ibër në Mitrovicë.
“Muri është projekt i Serbisë së Madhe. U bëj thirrje autoriteteve kosovare ta shembin murin në Mitrovicë”, u shpreh Berisha.
Berisha duke ju referuar edhe një bisede të tij me një zyrat të lartë ndërkombëtar, u shpreh i vendosur se me Serbinë, shqiptarët ose duhet të dialog ose luftë.
“Para 5 vjetësh një zyrtar i lartë i një vendi shumë mik më erdhi në zyrë dh më tha, ‘Zbute pak gjuhën ndaj Serbisë’. Ai tha se, ‘serbët janë seriozë në dialog dhe Tirana duhet të ulë gjuhën që përdoret’. Faktori shqiptar ka dëshmuar se është për paqen dhe ai duhet të analizojë çdo lëvizje të Beogradit. Ose dialog ose luftë, nuk ka zgjidhje tjetër”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, Rama ka mashtruar edhe për firmosjen e pretenduar me Serbinë, për luginën e Preshevës.
“Cili është raporti i Tiranës me Beogradit?
Serbia nuk ka firmosur marrëveshjen për diplomat e Luginës së Preshevës. Megjithëse Vucic u zotua në Tiranë se do ti njihte por nuk ka ndodhur. Teatraliteti dhe folklorizmi i Ramës lanë të kuptohej se po shkelmohen interesat e Kosovës”, akuzoi Berisha.
Muri shtoi Berisha është projekt i Serbisë së madhe dhe është ndërtuar i komanduar prej Beogradit.
Berisha tha se Rama nuk reagoi në kohë për murin në Mitrovicë por plot 24 orë pas ngjarjes.
Ish-kryeministri tha se nuk është me Blushin kur thotë se nëse Mitrovica ndahet Kosova të bashkohet me Serbinë.
Ai theksoi se, “po ti futemi këtij procesi le të bashkohen të gjitha trojet ku janë shqiptarët dhe jo vetëm Kosova. Por ne nuk mund të dalim kundër ligjeve ndërkombëtare. Po të ndodhë ndryshe, shqiptarët, e sigurt, do të dalin më të fituar”.
Në vijim të fjalës së tij Berisha kritikoi Ramën edhe për reagimin e vonshëm ndaj trenit ruso-serb në Kosovë. Berisha përmendi gjithashtu një diplomat të huaj që i ka treguar për një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Vuçiç.
Ai theksoi gjithashtu tha se, “ndaj çdo reaksioni ndaj shqiptarëve, do të reagojmë si komb i vetëm”.
DRONI.al












