Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Hoxha Tahsim”
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihet shkak i rënies së zjarrit. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.












