Një shpërndarës picash është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Bardhajve.
Sipas policisë punëtori është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë grabitur xhiron ditore.
Ende nuk dihet sa është shumë e grabitur.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.











