Është gjetur në Vlorë koka e prerë e një njeriu. Kafka e dekompozuar mësohet se është gjetur pasditen e së martës nga një bari në afërsi të pyllit në Karbunarë, i cili ka njoftuar më pas policinë. Uniformat blu e kanë dërguar kafkën për ekspertizë në mjekësinë ligjore. Nga ana e policisë kanë nisur kërkimet për trupin e viktimës.
Paraprakisht policia e Vlorës deklaron se nuk ka marrë ndonjë denoncim për ndonjë person të zhdukur, por hetimet vijojnë pasi dyshohet se kemi te bejme me ngjarje kriminale.












