Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Yzberisht. Mësohet se zjarri ka rënë në një makineri, në rrugën ‘3 Dëshmorët’.
Ndërkohë, burime zyrtare bënë me dije se në vendin e ngjarjes ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Sakaq, nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri. Raportohet se nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.











