Anija “Vjosa” e Rojës Bregdetare e Forcës Detare gjatë patrullimit në zonën e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues (skaf) me flamur bullgar. Mjeti kishte tre persona në bord dhe pronar shqiptar.
Mjeti lundrues u rimorkiua për në breg dhe iu dorëzua autoriteteve të Policisë Kufitare, për verifikime të mëtejshme.












