Një prej gazetave më të mëdha maqedonase do t’i kushtojë një artikull ish-bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama ditën e nesërme.
Në faqen e parë të saj Gazeta “Dvdenik” do të ketë lajmin se Delina Fico do të marrë një fond prej 9 milionë US nga USAID.
“Mbështetësja e Soros, Delina Fico do të marrë 9 milionë dollarë nga USAID për OJQ-të”.
Në foton e faqes së parë ndodhet gruaja e Ministrit Blendi Çuçi dhe në krah të saj një foto më e vogël e Edi Ramës.
Sipas mediave maqedonase, kohët e fundit Fico ka hapur në Shkup një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ.












