Avioni i orës 15: 45 i linjës Romë-Tiranë ka mbërritur në Tiranë me disa orë vonesë pas një uljeje të detyruar, vetëm pak minuta pas nisjes.
Lajmi u konfirmua për Report TV nga burime pranë Aereoportit Nënë Tereza, sipas të cilave avioni u ul rreth orës 19.30.
Burimet thanë se ulja e detyruar u bë për shkak të një problemi teknik, i cili u riparua brenda pak orësh.
Mësohet se në avion gjendeshin disa biznesmenë të njohur shqiptarë.











