Varrosja e një qeni që në pllakën e vendosur duket që ka emrin Xhesi, ka ngritur në këmbë policinë e Vlorës. Ka qenë një bari i cili ka denoncuar se kishte parë një varr në afërsi të fshatit Babicë pranë disa pemëve ullinjsh dhe dyshohej se bëhej fjalë për një njeri.
Kështu bën të ditur gazetari Enrik Mehmeti, i cili poston edhe këtë videon në rrjetet sociale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë madje dhe ekspertet kriminalistik .Ajo që pritejt të ishte një fëmijë, në fakt ka rezultuar një qen i ngordhur. Duket që pronarët kanë qenë shumë të lidhur me të pasi jo vetëm e kishin varrosur por vendosur pllakë me mbishkrim së bashku me emrin madje dhe lule.












