Foto Ilustruese
Një zjarr i madh ka rënë në ashensorin e një pallati, ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut,
Kanë qenë zjarrfikëset, që pas ndërhyrjes kanë gjetur një person të asfiksuar në ashensor.
Ndërkohë zjarri shkaktoi panik te banorët e pallatit, të cilët me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve, evakuuan banesat e tyre.
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për shuarjen zjarrin, ende nuk dihen shkaqet e tij.











