Aleat-kundërshtarët e koalicionit nuk po e lënë të qetë Edi Ramën. Pas deklaratave të Petrit Vasilit se zgjedhjet e ardhshme duhet ti monitorojë administrata e Trump, pas intervistave të Metës se Shqipëria do të jetë më mirë me presidentin e ri të SHBA sot qe radha e një ministri të LSI-së.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar sot inaugurimin e presidentit të SHBA, Donald Trump duke bërë njëkohësisht, edhe një paralajmërim në FB.
“Që sot SHBA do ketë një President jo konvencional! Kundërshtarët e tij në Amerikë dhe në të gjithë botën do ta kenë pisk deri sa të mësohen! Me Trump bota do jetë ndryshe!”, shkruan Ylli Manjani.
Këto shigjeta i adresohen Edi Ramës që riskoi tepër gjatë fushatës së Donald Trump duke e quajtur zgjedhjen e tij, rrezik për botën dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
“Mos e dhëntë zoti, të fitojë Donald Trump”, u shpreh midis ët tjerave Edi Rama gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA.











