Informacionet e ditëve të fundit për dy deputetë të tjerë me probleme në të kaluarën e tyre, po bëjnë xhiro mediatike.
Aqif Rakipi
Përpos, këtyre, identifikohen dy deputetët e dyshuar, të cilët për shkak të fshehjes së të kaluarës së tyre, kriminale, do të bëhen objekt të ndëshkimit, nga ligji i dekriminalizimit.

Gledion Rehovica
Burime nga organet që kanë detyrë identifikimin dhe zbardhjen e të kaluarës së deputetëve e zyrtarëve me të kaluar kriminale, identifikojnë si deputetë “problematikë” të radhës, deputetin e qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe deputetin e qarkut të Beratit, Gledion Rehovica i LSI-së.











