Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për kërkesën e PD për votim elektronik, si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Dështimin e sigurt të procesit zgjedhor!”, shprehet midis të tjerave Edi Rama në “Facebook”.
Këtë kërkesë kryeministri Edi Rama e quan të parealizueshme dhe thotë se PD e ka të pashmangshme humbjen në zgjedhjet e 18 qershorit.












