Viktima e zjarrit të sotëm, në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë, mësohet se është një femër.
Ajo është e moshës 30 vjeçe, por emri ende nuk bëhet i ditur.
Vajza dyshohet e është asfiksuar dhe më pas karbonizuar, nga flakët e zjarrit ët rënë në ashensorin e pallatit ku banonte, dhe kur ndodhej në momentin fatkeq.
Ndërkohë, banorët e pallatit tregojnë se “nuk dëgjuam të bërtitura por pamë tymin dhe flakët”. Ata kanë thënë se kanë ndjerë erën e tymi dhe kanë parë flakët që kishin përfshirë ashensorin në katin e katërt të pallatit.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të vajit të ashensorit por mbeten ende dyshime. Banorët thanë se i hodhën ujë por nuk kishin ujë mjaftueshëm.
Zjarri ra sot rreth orës 10 në një pallat 8-katësh dhe në operacion për shuarjen e tij morën pjesë 3 zjarrfikëse si dhe forca të shumta policie. U bë edhe evakuimi i banorëve pasi rrezikonin për shkak të tymit.
Rënien e zjarrit e konfirmuar edhe Policia e Tiranës.
Sipas saj, sot rreth orës 10:00, në rrugën”Muhamet Deliu”, në një pallat, ka rënë zjarr në kollonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetjen e shkakut të zjarrit.











