• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zemërimi i ndërmarrjes me Alfred Pezën

admin by admin
19 January, 2017
in Politika
0
Zemërimi i ndërmarrjes me Alfred Pezën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paratë e deputetit dhe ish-gazetarit Alfred Peza kanë ngjallur një debat të madh në media dhe në rrjetet sociale.
Çfarë bie në sy është se në këtë luftë janë përfshirë edhe mediat e majta të cilat po sulmojnë Pezën në rastin më të keq ndërsa po e lënë në rënien e tij pa i dhënë ndonjë të shtyrë në rastin më të mirë. Pas një hezitimi disaditor edhe mediat e djathta kanë nisur dajakun por më shumë për inerci se sa për betejë.
Këtu ka një problem. Peza është gazetar i majtë. Vitet në televizionin Ora News nuk e zhbënë atë si një gazetar me ide të majta edhe pse emisioni i tij ishte i pandikuar politikisht dhe lajmet në këtë televizion ishin më të pavarura se te gjithë të tjerët. Ishte kalitur në kudhrën e Koha Jonë, Shekulli, Korrieri, Shqip, të gjitha media të majta dhe shumë të majta.
Ai u “ble” nga Rama si deputet dhe pas dy vitesh nga blerja mori një nga detyrat më të rëndësishme në PS, sekretar për organizimin e PS, një detyrë që e ndante bashkë me Bashkim Finon, por për shkak të gjendjes shëndetësore  të kolegut i mbeti ta bënte vetëm.
Pas publikimit të blerjes së aksioneve të bankës Credins, sulmet i nisën nga Shqiptarja.com e Bolinos, Newsbomb.al, etj. Nga të gjithë socialistët vetëm Rama bëri dy postime që i dilnin në krah më shumë si detyrim se sa si mbështetje. Ideja është se askush nuk të mbron paratë tuaja. Dili për zot vetes. Por që të sulmojnë për paratë kjo ndodh rëndom. Fakt është se Peza është paguar shumë mirë. I ka prirë në media të reja dhe dihet se në mediat e reja pagat e drejtuesve janë shumë të larta. Krejt ndryshe është në mediat e stabilizuara ku roli i drejtuesit nuk është shumë i madh për shkak se funksionon struktura.
Paratë e Pezës janë lajm për mijëra ndjekës të rrjeteve sociale, por nuk janë aq shumë lajm për kolegët e Pezës, as për gazetarët, pasi e kanë ditur këtë pasuri të tij, aq më pak për mediat e majta që  e sulmojnë, dhe në fakt me pak vëmendje, ai nuk sulmohet prej tyre për shumën e parave.
Para më shumë se Peza kanë gjysma e komisionit të medias ku ai është nënkryetar dhe 90 për qind e grupit të tij parlamentar. Bile shumë prej tyre po qeshin ndërsa shohin të shigjetohet kolegu i tyre për 1 milionë dollarë. Shikoni deklarata t e pasurisë së tyre që të bindeni për këtë, megjithëse nuk është e mjaftueshme.
Vetë Peza deklaroi para pak ditësh se ai po sulmohet për të mbuluar sipas tij skandalin e 7 milionë eurove që i ashtuquajturi sekser i privatizimit të KESH kishte marrë në një ditë nga një bankë. Edhe Peza do të pëlqente shumë nëse do të ishte kjo arsyeja.
Në fakt kjo nuk është fare dhe sulmi ndaj Pezës nuk është gatuar djathtas. Ai  sulm është mbjellë në të majtë. Dikush e ka ngritur topin dhe e djathta nuk ka pse të mos godasë. Por sulmin është atje te zyrat e qeverisë dhe PS dhe vizitorët e këtyre zyrave. Ka dy mundësi: që Peza po ndëshkohet nga grupet e interesit afër Ramës për ndonjë problem; ose Peza është viktimë e klaneve jopolitike brenda PS-së, gati e njëjta gjë në të dy rastet.
Ja pse!
Meqenëse PS ka gati dhjetë vite që nuk funksionon si organizatë politike por si një ndërmarrje biznesi, mundësia për një luftë klanesh politike në PS bie. Ajo parti nuk ka luftë klanesh brenda saj. Ka rifreskim herë pas here brenda ndërmarrjes,  ndërsa një garniturë socialistësh, kryesisht të parëndësishëm për grupin që drejton qeverinë por më një profil për publikun, zhvillojnë beteja politike brenda saj. Tipik ishte Blushi. Peza nuk futej te organizata por te ndërmarrja.
Çfarë po ndodh te ndërmarrja nuk është politike. Atje ka kontrata. Ka biznes, ku milionëshi i Pezës është një pikë ujë në pusin e artë që mban lidhur ndërmarrjen. Nëse Peza mendon ashtu siç mendojnë qindra komentues në rrjetet sociale se ai po ndëshkohet për para pa burim, për konflikt interesi, atëherë Peza mirë  që rrezikon politikanin por paska mbet edhe pa gazetarin. Shqipëria jonë ende nuk ka shkuar në atë ditë që sulmet, denigrimet, ndëshkimet të vijnë për arsye morale. Ndëshkimet vijnë për arsye interesash dhe kontratash. Këtu është Peza, i cili ndoshta për pak vite nuk arriti të kuptonte ndërmarrjen. Ndiqni paranë, është një porosi e artë në gazetari të cilën Peza e di me siguri. Ndiq paranë Peza, që të kuptosh kush ka punë me ty më shumë se me paratë e tua. Turma morale e rrjeteve sociale ka të drejtë më gjithçka thotë, edhe kur ia fut kot. Ata janë të indinjuar nga fakti se si pa bërë biznes mund të bësh para, duken si të prerë në besë që një prej tyre, si mund të të kenë konsideruar edhe ty, nuk është më një prej tyre por tjetri. Por debati me ta as nuk të lehtëson dhe as nuk të bën të kuptosh situatën. Përballë tyre, deri në raportin e ILDKPKI mbetesh thjesht një abuzues, ndoshta edhe hajdut dhe i korruptuar. Por asnjë në ndërmarrjen tënde nuk të konsideron të tillë. Nuk i plotëson kriteret. Ndërmarrja ka kod tjetër.
DRONI.al

Previous Post

EMRI/ Shkodër, arrestohet mësuesja, predikonte në klasë ISIS-in

Next Post

FOTO & EMRI/ Një agjente ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh

admin

admin

Next Post
FOTO & EMRI/ Një agjente ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh

FOTO & EMRI/ Një agjente ruse në Kosovë, pjesë e një rrjeti të gjerë spiunësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.