• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, miku i Refit Toros tregon momentet e fundit para vrasjes dhe si i shpëtoi ai vetë atentatit

admin by admin
18 January, 2017
in Kronika
0
Vlorë, miku i Refit Toros tregon momentet e fundit para vrasjes dhe si i shpëtoi ai vetë atentatit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktima, Refit Toro

Autori i atentatit të dy netëve më parë në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se është vrasës profesionist dhe me pagesë. Ai e ka organizuar krimin në mënyrë të tillë, duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes, madje as gëzhojat, raporton “Panorama”. Sipas Policisë, autori ka përdorur pistoletë të vjetër me mulli. Kjo për grupin hetimor vështirëson zbardhjen e ngjarjes, pasi gëzhojat ngelin në armë kur e shkrep dhe nuk lënë gjurmë. Ndërkaq, grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarin e vetëm të ngjarjes, i cili është përballur me autorin.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se bashkë me viktimën Refit Toro, ka qenë edhe një mik i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ky i fundit ka qenë në vendin e parë të pasagjerit. Makina “Mitsubishi” ka qenë e ndaluar teksa 32-vjeçari Toro po fliste në telefon. Në sajë të dëshmisë së dhënë nga miku i Toros, atentatori është afruar i kamufluar me kapele fillimisht në krahun e pasagjerit.
Ai ka hapur derën me shpejtësi dhe me armën te koka e ka nxjerrë atë forcërisht jashtë. Kjo shihet edhe te pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ku miku i Toros, madje, në një moment është rrëzuar. Në gjendje paniku, duke menduar se personi do ta qëllonte atë, ai ka tentuar të largohet me vrap.
Por objektivi ka qenë Refit (Jetnor) Toro, ndaj autori i ka drejtuar atij armën duke e qëlluar pesë herë. Ngjarja ka rrjedhur aq shpejt, sa 32- vjeçarit nuk i është lënë kohë të manovrojë për vetëmbrojtje. Dy nga pesë plumbat e kanë prekur atë në trup, njëri në qafë dhe tjetri në bark, çka i ka marrë jetën.
Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur dje edhe kronologjinë e ngjarjes. Autori, i cili ka kryer krimin, dyshohet se e ka ndjekur çdo lëvizje të Refit Toros. Për këtë shkak, policia po verifikon edhe itinerarin që ka pasur viktima, nga ku nëpërmjet kamerave të subjekteve do të studiohet nëse mjeti ka qenë në ndjekje, shkruan “Panorama”.
Sipas dëshmive, por edhe pamjeve të kamerave të sigurisë që janë parë deri më tani, Toro ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij “Mitsubishi”, me targë AA 606 ID, në bulevardin Vlorë– Skelë.
Pasi ka bërë rrethrrotullimin në zonën e Skelës, ai ka ecur në rrugën përballë universitetit, për t’u kthyer sërish në fund, përballë një karburanti. Ka ndaluar disa metra larg karburantit dhe ka qëndruar për rreth 20 minuta në makinë të pozicionuar dysh e i pa parkuar plotësisht.
Në momentin kur është qëlluar, ai ka qenë duke biseduar në telefon. Më pas shihet autori që largohet me vrap, duke humbur rrugicave. Dyshohet se bashkë me të mund të ketë qenë edhe një person tjetër, i cili mund ta ketë mbajtur në vëzhgim situatën prej së largu. Policia do të verifikojë edhe tabulatet për të identifikuar personin me të cilin po fliste viktima dhe dyshimin nëse ai mund ta ketë nxjerrë atë në pritë.
Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, 32-vjeçari ka qenë në vëzhgim nga policia disa herë, pasi dyshohej se merrej me trafikun e drogës. Ky dyshim bazohej edhe në faktin se ai ka qenë më parë i dënuar në Itali.
Gjithashtu, në këtë shtet rezulton të ketë qenë i dënuar për grabitje me 4 vjet dhe 8 muaj. Për shkak të precedentëve në Itali, ku ai ka jetuar për shumë vite, dyshohet se ai ka ndërruar disa herë identitetin.
refit toro makina e atentatit

Previous Post

DOKUMENTI/ Serbia gati për luftë me Kosovën, fton qytetarët për mobilizim ushtarak

Next Post

VIDEO/ Itali, aksident tragjik, vdes 21-vjeçari shqiptar

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Itali, aksident tragjik, vdes 21-vjeçari shqiptar

VIDEO/ Itali, aksident tragjik, vdes 21-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.