• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RREGULLAT DHE KRITERET/ Italia kërkon 17 mijë punëtorë, ja si mund të përfitojnë shqiptarët

admin by admin
18 January, 2017
in Kronika
0
RREGULLAT DHE KRITERET/ Italia kërkon 17 mijë punëtorë, ja si mund të përfitojnë shqiptarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Italia kërkon 17 mijë punonjës të huaj sezonalë gjatë këtij viti kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit-hotelerisë.
Hyrjet e reja do të autorizohen nga një dekret fluksesh që do të përmbajë edhe kuota hyrjesh josezonale (sipas disa kritereve strikte si për shembull që punonjësi të ketë marrë pjesë në kurse të veçanta formimi në atdhe) si edhe kuota për konvertime leje qëndrimesh. Teksti, që mund të shpallet javët e ardhshme, do të përcaktojë edhe datat nga të cilat mund të nisen kërkesat on-line, të ashtuquajturat “click day”.
Nuk duhet të ketë ndonjë risi rreth vendeve të origjinës e do të konfirmohen ato të parashikuara vitet e shkuara, mes të cilave Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia.
Ndërkaq, kanë ndryshuar disa rregulla mbi hyrjen e qëndrimin e punonjësve sezonalë. Mes të tjerash, janë specifikuar me ligj sektorët e punësimit sezonal, janë thjeshtëzuar hyrjet shumëvjeçare të punonjësve që kanë qenë në Itali vitet e mëparshme e janë përcaktuar norma më shtrënguese mbi strehimin dhe kundër ndërmarrjeve që sjellin punonjës të huaj në Itali por nuk i punësojnë. Ja një kuadër më i detajuar i risive normative dhe shpjegimet e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës.
“Flukset për punonjësit sezonalë nuk mund të përdoren nga kush ndodhet tashmë në Itali pa pasur leje qëndrimi apo për të punësuar punonjës në sektorë të ndryshëm nga bujqësia e turizmi. Objektivi është të ndalohen ‘kërkesat e rreme’ që sidoqoftë nuk kanë asnjë shpresë të pranohen, por që mbingarkojnë sistemin në dëm të punonjësve sezonalë e të ndërmarrjeve që kanë efektivisht nevojë urgjente për ta”, thotë Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti, cituar nga Shqiptariiitalise.com.
Me gjithë të papunët që ka tashmë Italia, italianë e të huaj, ç’nevojë ka për hyrje të reja? “Puna e rastësishme në fusha po thith një pjesë të të papunëve, por ka mijëra punonjës të huaj që prej vitesh vijnë për disa muaj në Itali e kanë një marrëdhënie pune të ngushtë e të strukturuar tashmë me ndërmarrjet. Janë të formuar, jo vetëm profesionalisht por edhe në aspektin e sigurisë, ndaj janë të pazëvendësueshëm. Kuotat e reja janë sidoqoftë të domosdoshme” shpjegon Magrini.
Mes vendeve nga mund të vijnë punonjës sezonalë, disa kanë vërtet shumë larg. Lind pyetja nëse vërtet mund të ketë leverdi dikush të paguajë gjithë atë udhëtim për të ardhur në Itali për vetëm pak muaj punë?
“Me sa duket, ia leverdis, e ndoshta edhe falë fluturimeve me kosto të ulët. Një shpenzim që amortizohet me rrogën, madje paratë e fituara në Itali shërbejnë edhe për t’u investuar në aktivitete që ndiqen në vendlindje gjatë pjesës tjetër të vitit” thotë i sigurt eksperti i Coldiretti-t.
Por është për t’u pritur gjithashtu që shumë nga ato 17 mijë kuota, për shkak edhe të informacionit të paktë dhe orekseve të paligjshme të ndonjë ndërmjetësuesi, të keqpërdoren. “Do të ketë me siguri shumë kërkesa të paraqitura pa përmbushur kriteret, të destinuara sidoqoftë të mos pranohen. Është një fenomen që mund të luftohet seriozisht vetëm duke kaluar të gjitha kërkesat nga organizatat e kategorisë, që mund t’i filtrojnë e të nisin vetëm ato pas të cilave ka një ofertë të vërtetë pune sezonale. e propozojmë prej vitesh këtë gjë”, përfundon Magrini.

Previous Post

Banorët e Fushë-Arrëzit: Nuk duam helikopterë, na hapni rrugën nga bora

Next Post

Prokuroria nuk gjen dot as kush përgjoi ministrin Tahiri

admin

admin

Next Post
Prokuroria nuk gjen dot as kush përgjoi ministrin Tahiri

Prokuroria nuk gjen dot as kush përgjoi ministrin Tahiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.