Presidenti Nishani bëri pritjen për ambasadorët e akredituar në Tiranë për vitn e ri 2017. Presidenti i Republikës tha se viti që shkoi ishte me arritje për Shqipërinë por edhe i trazuar. Ai përmendi krizën e refugjatëve, terrorizmin si sfidat më të mëdha ndërkombëtare. Në rrafshin kombëtar presidenti përmendi reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare . Ai nuk la pa përmendur edhe provokimin serb me trenin e simboleve nacionaliste duke thënë se ekziston një frymë si në kohën e Milloshevicit në Serbi.











