Banorët e Fushë Arrëzit ankohen se janë lënë pas dore nga shteti në këtë situatë të vështirë që ka sjellë moti prej disa ditësh. Ata pohojnë se si kjo braktisje nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe nuk kanë marrë asnjëlloj ndihme.
Për ta shteti nuk ekziston sepse nuk është interesuar. Ata gjithashtu thonë se nuk duan heliokopterë po të hapen rrugët e bllokuara. Për 50 mijë lekë të vjetra ata thonë se shteti nuk po ndërhyn për televizionin News 24.











