Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë intensifikuar kontrollet në terren, akse rrugore, të automjeteve dhe personave.
Si rrjedhojë e kësaj, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit kanë ushtruar kontroll territori, automjeteve dhe personave, më qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe parandalimin e akteve kriminale, kapjen e personave në kërkim, armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe çdo sendi të kundërligjshëm.
Si rezultat i këtij operacioni,
Janë kontrolluar 45 automjete dhe 6 lokale.
Janë shoqëruar 18 persona për verifikim.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të:
• S. M., 23 vjeç, banues në Durrës;
• O. Gj., 23 vjeç, banues në Durrës;
• N. M., 25 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e:
• E. N., 26 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mercedes Benz”, (në mbështetësen e krahut), më drejtues shtetasin S. M. dhe pasagjerë shtetasit O. Gj., dhe N. M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• një revolver i markës “Zastava”, me mulli;
• automjeti tip Mercedes Benz.
Personi i shpallur në kërkim është poseduesi i armës dhe njëkohësisht pronari i automjetit ku u gjet arma e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.











